Jennifer Aniston duket një mrekulli teksa është fotografuar në Meksiko, e veshur me një palë bikini të zeza. Ndonëse ka hyrë në vitin e 51 të jetës, aktorja e njohur e Hollywood ka forma perfekte fizike.
Ylli i kinematografisë po kalon disa ditë pushimesh në një resort luksoz në Tulum, ndërsa paparacët kanë parë që 50 vjeçarja Aniston ka qenë e shoqëruar me regjisorin 49 vjeçar Will Speck.
Ndonëse dyshja kanë një miqësi disa vjeçare, fakti që kanë zgjedhur të pushojnë të dy bashkë ka bërë që ‘rrjeti’ të dyshojë për ndonjë romancë të mundshme.
Aktorja e njohur e “Friends” do të kalojë disa ditë në Meksikë, ndërsa po pret të marrë pjesë në “Golden Globes” që do të mbahet këtë të dielë.
Burimi: Dailymail