Duket se ka vendosur ta ‘lëshojë dorën’ këtë fillim vit moderatorja Xhemi Shehu, e cila pasi na ëmbëlsoi rrjetin social Instagram me dy djemtë e saj Martinin dhe Gabrielin, dhe si rrallëherë më parë Xhemi na njohu edhe me nënën e saj.
Teksa duket se familja kanë zgjedhur një destinacion me dëborë për të kaluar pushimet e dimrit, moderatorja e “Portokalli” pak minuta më parë postoi një foto me nënën e saj, e ndonëse ajo nuk ka bërë asnjë përshkrim në foto për të na treguar se cila është zonja që ka dalë me Xhemin, ngjashmëria e madhe që ato kanë bashkë na siguron që ne sapo njohëm të ëmën e Xhemi Shehut.
Dardha bie nën dardhë, ndaj kjo zonjë kaq e hijshme sigurisht që do trashëgonte genet e bukura tek e bija!