Julian Deda duket se ka dëshirë të vërë në zbatim dijet e tij në aktrim edhe në Kosovë. Sipas ‘agjentit’ në programin “Thumb On”, aktori i Klanifornia shumë shpejt do të krijojë një program humori në Kosovë, që do të mbajë autorësinë e Dedës.
Sipas po të njëjtit burim, Juliani nuk do të heqë dorë nga programi aktual në të cilin ai është i angazhuar në Tv Klan, por do të punojë paralelisht për të dy emisionet e humorit.
Ende nuk ka informacion më të detajuar rreth këtij projekti të ri të Julit, ndaj gjithçka mbetet për t’u parë në javët në vijim!