Rita Ora ra në sy që në fillim me talentin e saj, megjithate Rita Ora e ka tërhequr vëmendjen edhe me pamjen e vet joshëse.
Por ndërsa jemi mësuar ta shohim të shkëlqejë me veshjet elegante dhe faktin që shfaqet përherë mjaft e kuruar, disa foto të fundit e tregojnë këngëtaren në përditshmërinë e saj, krejtësisht të palyer e të veshur fare thjeshtë. Rita është fotografuar duke blerë në një supermarket, por edhe kështu ajo duket mjaft simpatike. Për më tepër, e tregoi se nuk ka komplekse të shfaqet e pakuruar në publik, dhe mirë bën!