Ndarja e tyre një vit më parë shkaktoi mjaft trishtim mes ndjekësve; në fund të fundit, ishin një cift mjaft i këndshëm dhe i plotësuar me një vajzë të vogël të mrekullueshme, Estia.
Ishte Stine ai që e tregoi I pari se lidhja e tij me Gracielën kishte marrë fund. Por cifti ka befasuar së fundi me pohimin se janë rikthyer bashkë.
Të dy u shfaqën bashkë tek “Shiko kush luan” ku pranuan se e kishin të vështirë të qëndronin larg njëri tjetrit. Stine dhe Graciela rrëfyen se dashuria rezultoi më e fortë se arsyet që i ndanë, ndaj janë rikthyer bashkë!



















