
Stuhia që shkaktoi statusi i Revistës Class, nuk është zbehur ende; por ndërsa komentet vazhdojnë të vërshojnë në internet, Xhemi Shehu vetë ka zgjedhur të mos përgjigjet. Në vend të kësaj, ajo është fokusuar tek dita e vet shumë speciale: moderatorja festoi 5-vjetorin e djalit të saj më të vogël. Ndonëse publikon rrallëherë foto familjare, Xhemi së fundi ka vendosur të ndajë me ndjekësit momente të ëmbla me djemtë, dhe vëmendjen së fundi, e rrëmbeu më i vogli, dhe sot e meritonte. “I vogli u rrit, 5 vjeç, e bekuar”, ka shkruar moderatorja në krah të fotos ku shfaqen të dy fëmijët e saj me kapuc në kokë.
I vogli u rrit? #5vjec?? #blessed?
Dhe janë kaq të këndshëm; caste të tilla, vertet qe e bëjnë cdo gjë tjetër të fashitet!



















