“E di që e donit të gjithë, por po e mbaj për vete ekskluziven. Për të gjithë ju dashamirës dhe jo, e dua si partner në jetë dhe në biznes. Vit të mbarë, me shumë dashuri Mark dhe Rudi”, me këtë postim dhe fotot e tyre të lumtur në krah të njëri tjetrit, Rudina Dembacaj e konfirmoi publikisht lidhjen me ish deputetin mark Frroku.
Pas kësaj, ishte e pamundur të mos lindte një farë kurioziteti mbi reagimin e ish bashkëshorttit të moderatores ( martesa e tyre sipas gjasave, u shemb pikërisht për këtë arsye). Aleksandër Varfaj e kishte bërë një postim në Instagram por disa orë përpara publikimit të Rudinës. Mëgjithatë, aty mes rreshtash mund të lexohej një mllef brenda tij. “Një ditë thjesht do them, vafshin në djall të gjitha, dhe do t`I lë demonët e mi të dalin e të luajnë“, ka shkruar Aleks.



















