‘Hakmarrja është një pjatë që serviret e ftohtë’, dhe duket se për Alketa Vejsiun kjo shprehje është mëse e vërtetë.
Në Festivalin e Këngës në Rtsh, që këtë edicion u moderua nga Alketa Vejsiu, ndërrimi i shpeshtë i fustaneve nga moderatorja, u bë shkak që të ironozohej nga Xhemi Shehu dhe Salsano Rrapi në një postim në story, ku ironizuan ‘këndimin dhe ndërrimin e fustaneve të Vejsiut’.
“Po mendoj që sezonin tjetër të Portokalli unë dhe Xhemi nuk do prezantojmë, por vetëm do këndojmë; thotë Salsano
‘Këtë vit një herë nuk dua të dëgjoj asnjë këngë, po ika të ndërrohem një herë se kam 5 minuta me këtë veshje. Si mund të rrijë robi 5 minuta me një veshje, si?!’; ja kthen Xhemi”.
Alketa duket se nuk e ka harruar kunjin dhe pikërisht një ditë pas ditëlindjes së moderatores së Portokalli, në llogarinë e “Revista Class” në Instagram, pak minuta më parë përbri një foto të vjetër të Xhemit, është shkruar një status ‘dashamirës’:
Nuk dimë nëse do të ketë një reagim nga ana e Xhemit pas këtij statusi, apo thjesht do ta marrë me sportivitet.



















