Me dy foto të mrekullueshme në Instagram, Xhemi Shehu i tregoi të gjithë ndjekësve se kishte ditëlindjen. Moderatorja aq e dashur për publikun nuk e ka pasur aspak problem që të tregojë moshën. “37-ta, numër me fat“, ka shkruar ajo në krah të njërës prej fotove që e tregojnë super në formë.
Postimi është pëlqyer menjëherë nga ndjekësit, të cilët i kanë përcjellë urimet e tyre, por edhe komplimentat për pamjen.
Faleminderit nga ❤️per urimet, jeni shume te mire! Perqafime per te gjithe. ?Gezuar?
Mbi Xhemin, nënë të dy fëmijëve, koha duket sikur nuk ka asnjë efekt. Por edhe ajo e “ndihmon një cikë fatin“, sepse kujdeset shumë të ruajë të njëjtat linja falë stërvitjes intensive në palestër.



















