Në fakt, na ishte dykur “i dyshimtë“ që në fillim me ndryshimet e pësuara: modeli braziljan Rodrigo Alves, pagoi 700.000 euro që të dukej si kukulla Ken, por në fakt, po merrte gjithmonë e më shumë një hije femërore, dhe këtë fillim viti u deklarua hapur si femër transgjinore.
Rodrigo e pranoi se me kalimin e viteve, ka injektuar në trup hormone për rritjen e gjoksit sepse gjithmonë ka dashur që të jetë grua. “Unë njihem si burri Ken, por brenda vetes sime jam ndjerë përherë si Barbie. Është e mrekullueshme që më në fund mund ta them hapur se jam femër“, është shprehur Alves për Sunday People.
Dhe me fotot e reja që nxitoi të postonte në rrjetet sociale, i ka befasuar krejtësisht ndjekësit. Madje që të tregonte se sa seriozisht e ka, e fshiu krejtësisht profilin e vjetër në Instagram dhe celi një të ri, ku ka postuar vetëm foto si grua, dhe brenda 24 orësh, tërhoqi 867.000 admirues.



















