KreuCelebrity

“Vit i Ri, pamje e re”: Rudina Magjistari na la pa fjalë me ‘look-un’ e ri!

 

Ka dashur ta nisë Vitin e Ri, e po ashtu edhe nisjen e një dekade të re, me një ndryshim nga ata të guximshmit, që për Rudina Magjistarin është diçka e rrallë.

E njohur historikisht për flokët biondë e tiparet e ëmbla, moderatorja e “Rudina” sapo na surprizoi me freskimin që i ka dhënë portretit të saj, me flokët e lyer në ngjyrë karrotë (me nuance të kuqe).

Magjistari postoi një foto në rrjetin social Instagram me ‘look-un’ e ri, ndërsa efekti tek ndjekësit e saj ishte më shumë se pozitiv.

Nëse ju intereson edhe mendimi ynë ja ku po e themi që neve na pëlqejnë shumë flokët e reja të Rudinës, që ndonëse tiparet e ëmbla nuk i janë, kjo ngjyrë i ka dhënë moderatores një hije sensualiteti që për hir të së vërtetës i shkon shumë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF