Duket se një foto në dëborë me rrobebanje është kthyer në pozën më të pëlqyer nga vajzat për ta realizuar në stinën e dimrit.
Në temperatura nën zero, në vendin e zbardhur nga dëbora, e aq më tepër në errësirë; sigurisht që të shkrepësh një fotografi në një skenografi të tillë duket tejet sfiduese, por bukuroshja Diellza Kolgeci sapo e bëri.
Ish-miss Kosova postoi në llogarinë e saj në snapchat foto e veshur me një palë bikini ngjyrë pink, teksa shihet të guxojë të shtrihet në mes të dëborës.
Ndërkohë që neve na kapluan mornicat vetëm duke parë fotografitë, sigurisht që nuk mund të mos komplimentojmë Diellzën jo vetëm për guximin, por edhe për format perfekte fizike, që ka mundur të rikthejë vetëm 8 muaj pas lindjes së vajzës Helena.
Po ju e bëtë foton me bikini në dëborë, apo prisni të tretet gjeli?!



















