KreuCelebrity

Adele u dobësua, por tani sikur po e kalon ca masën!

Që pas divorcit, Adele nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor, por e ka pushtuar sërish vëmendjen e mediave. Këtë radhë për faktin që arriti të humbiste shumë në peshë, dicka që dukej gati e pamundur për të, duke qenë se që në fillim, jemi mësuar ta shohim “të rrumbullakosur“.

Ndonëse pat deklaruar se pamja e jashtme nuk kishte shumë rëndësi, me përpjekjet  e saj për tu dobësuar, Adele dëshmoi në fakt të kundërtën. Dhe ia doli të hiqte mjaft nga kilet e tepërta, duke arritur të tregonte shumë mirë.Cështja është se këngëtarja ka vazhduar të dobësohet, dhe në fotot e fundit, të realizuara në Karaibe ajo duket se ka humbur më shumë kilogramë se c`duhet; të paktën këtë mendojnë disa ndjekës, që thonë se ky dobësim po bën që të humbasë bukuria e fytyrës së saj!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF