KreuCelebrity

Olta Gixhari sulmon hapur Hervin Culin: rolet në teatër, i merr vetëm gruaja e tij!

Olta Gixhari duket nuk e ka mbajtur dot më përbrenda pakënaqësinë përderisa zgjodhi të flasë hapur. Në emisionin “Siluetë” , aktorja është ankuar për mënyrën sesi po e drejton “Teatrin Kombëtar” drejtori, Hervin Çuli, i cili sipas saj duke përdorur influencën e tij, ka bërë që rolet t`I marrë më shumti e shoqja, Adelina Muça.

“Unë po them një bombë tani që s’e kam thënë kurrë por unë mendoj se Art Turbina dhe Teatri Kombëtar nuk ka për të bërë hajër derisa të ndërrohet drejtori i Teatrit Kombëtar që është Hervin Çuli. Nuk ka për të bërë hajër! Qëkur ka ardh ai njeri në Teatër, politikat në teatër kanë ndryshuar, shfaqjet janë dobësuar, premiera s’ka, luan vetëm gruaja e vet në atë teatër, vetëm gruaja e vet. Dhe unë nuk e kuptoj se si askush nuk e shikon këtë nepotizëm të hapur. Në teatrin Kombëtar qëkur është vënë ai drejtor, nuk ka bërë asnjë mbledhje. Unë nuk e di se kush janë kolegët e mi‘, u shpreh Gixhari duke mos e fshehur indinjatën.

“ Unë tani po flas se po plas. Falë Zotit që nuk e kam nevojë jetësore se do isha shumë… Kam jetuar me televizion, me reklamë, me filma“, ka shtuar ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF