KreuCelebrity

Pas Xhemit, Alketa “sherroset“ edhe me Marinën e Luanën!

Alketa duket ka “marrë flakë“ këtë radhë. Statusi tallës për Xhemi Shehun nuk ishte i vetmi; thjesht aty u përqëndrua vëmendja, por përpara tij ka pasur dhe një postim që fshikullinte Marinën dhe Luana Vjollcën. Sic duket, Alketa e ka ndarë mendjen t`ia kthejë të gjithë atyre që i diskutuan fustanet e përdorrua në festival. E cuditëshme kjo shpoti, kur Marinës ajo i organizoi dasmën.

 

 

“Jeta e sheikeve” sa i pëlqen vajzave shqiptare! #sheikeshat #sheiket e showbizit shqiptarë duken kaq sexy në Dubai! Zbarkuan një pjesë e mirë e tyre edhe këtë vit! Çudi ne shqiptarët se të lidhur jemi me botën arabe! Çudi sa pak promovojme perëndimin, stilin italian apo francez! Na lëvrin gjaku për muzikën e tyre! Për grimin e tyre! Për fustanet e ngarkuar glam e me xixa! Për jetën e tyre luksoze! Dubai për disa që e kanë frekuentuar është një qytet butaforik artificial ku jo çdo gjë që shkëlqen është ar, të tjerë çmenden për të! Po juve a ju duket interesant Dubai? Ju pëlqen më shumë eleganca e vajzave diskrete europiane perëndimore? Apo modeli arab? Buzë të plota, bust “zemërgjerë”, vithe sexy, forma të theksuara? Nuk po shtojmë edhe sheikët që të mbajnë në pëllëmbë të dorës, sepse ne luftojmë fort për modelin e vajzës “Self Made” që punon nga mëngjesi deri në darkë për të fituar rrogën me krenari! Përdorëm foton në fjalë, se motrat Vjollca na duken imazhi më i mirë i Dubait në këtë fillim viti! Votoni ne story! Cilin model pelqeni më shumë? #jasha

A post shared by Revista CLASS (@revista_class) on

Postimi i plotë:

“Jeta e sheikeve” sa i pëlqen vajzave shqiptare! #sheikeshat #sheiket e shoëbizit shqiptarë duken kaq sexy në Dubai! Zbarkuan një pjesë e mirë e tyre edhe këtë vit! Çudi ne shqiptarët se të lidhur jemi me botën arabe! Çudi sa pak promovojme perëndimin, stilin italian apo francez! Na lëvrin gjaku për muzikën e tyre! Për grimin e tyre! Për fustanet e ngarkuar glam e me xixa! Për jetën e tyre luksoze! Dubai për disa që e kanë frekuentuar është një qytet butaforik artificial ku jo çdo gjë që shkëlqen është ar, të tjerë çmenden për të! Po juve a ju duket interesant Dubai? Ju pëlqen më shumë eleganca e vajzave diskrete europiane perëndimore? Apo modeli arab? Buzë të plota, bust “zemërgjerë”, vithe sexy, forma të theksuara? Nuk po shtojmë edhe sheikët që të mbajnë në pëllëmbë të dorës, sepse ne luftojmë fort për modelin e vajzës “Self Made” që punon nga mëngjesi deri në darkë për të fituar rrogën me krenari! Përdorëm foton në fjalë, se motrat Vjollca na duken imazhi më i mirë i Dubait në këtë fillim viti! Votoni ne story! Cilin model pelqeni më shumë? #jasha!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF