KreuCelebrity

Historia e trishtë e Jozefina Topallit: vajzën e linda në ditën e varrimit të tim eti!

Jozefina Topalli ka qenë e ftuar tek “Rudina“ në Tv Klan, ku ka bërë një rrëfim mjaft personal e shumë të trishtë. Ish kryetarja e Kuvendit, teksa pershkruante sesi e kishte pritur mbërritjen e  nipit, Nikolas, tregoi edhe ndodhinë që e ka shënjuar më pas për gjithë jetën: momentin kur ka lindur e bija.

“Ardhja e Megit në jetë ka ndodhur në një mënyrë të pazakontë. Unë e kam lindur ditën e varrimit të babit tim. Lindja e saj ndodhi pak orë pasi ai vdiq, domethënë u përshpejtua nga kjo që ndodhi. E mbaj mend atë ditë me shumë emocion. Mbaj mend që arkivoli i babit tim kaloi përballë martenitetit. Janë këto ngjarje që të bëjnë të shikosh ndryshe jetën, për më shumë mirëkuptim në familje dhe harmoni”, ka thënë Jozefina. Më tej ajo rrëfeu dhe emocionet e të qënit gjyshe, e tregoi dhe një “sekret“: ka shumë dëshirë që nipi ta thërrasë : “Nëna Ina“.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF