KreuCelebrity

E vërteta për rrahjen e Adelinës me Eleonorën!!

Kjo temë është shndërruar në një si “legjendë urbane”. Sot, kur rrëfehet, disa më të rinj në moshë, pandehin se është trillim, dhe  se nuk ka ndodhur vërtet, shkruan Gazeta Express. Bëhet fjalë për një histori të para shumë viteve, e për këtë arsye, ajo mund të jetë tejtërsuar gjatë përcjelljes nga një rast në tjetrin. Ca thonë që gjithçka ndodhi për një fustan, ca për një fjalë, ngritje zëri a ofendim pa takt. Një është e vërteta: Ky është skandali që e tronditi Kosovën asokohe, madje më shumë se çdo zhvillim politik.

Pas sherrit, Adelina Ismaili qe shoqëruar për në stacionin e policisë, ndërsa Leonora kishte përfunduar në spital. Adelina foli për herë të parë për shkaqet e grindjes gushtin e 2019-tës kur tha arsyeja ka qenë goditja që Leonora i ka bërë të ëmës së saj, ndërsa bëheshin xhirimet festive të “RTV 21”, pasi dollapi ka qenë i ngushtë. Vetë Leonora ka zgjedhur heshtjen. Dy yjet e pa diskutueshme të muzikës, vazhdojnë ti kenë raportet e ngrira dhe kohë pas kohe të hedhin kunja ndaj njëra tjetrës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF