Arbana Osmani tregoi përmes një postimi në Instagram padurimin me të cilin po pret rikthimin e emisionit të saj “Dua të të bëj të lumtur” në Top Channel. Padyshim, komentet positive nuk kanë munguar. Por nuk mund të jesh i dashur për të gjithë, sic e tregoi dhe komenti shpotitës i një ndjekëseje për moderatoren e shkathët. “Je plakur shumë, futja ndonjë botox”, – ka shkruar ajo.
Arbana nuk e humbi qetësinë, por iu përgjigj me tone mjaft të buta: “Jo mi, mirë jam, thjesht s’kam vënë filtrat e bukurisë së përjetshme”.
Ndërkaq, disa komentues të tjerë I kërkojnë që të mbetet sic është, me argumentin se natyralja, është gjithmonë më e bukur.



















