KreuCelebrity

Harry dhe Meghan trondisin familjen mbretërore: s`jemi më pjesë, largohemi!

Duka dhe Dukesha e Susex-it bënë një njoftim që e zuri në befasi familjen mbretërore britanike: Meghan dhe Harry deklaruan se do të heqin dorë prej saj dhe nga të qënit “rang I lartë mbretëror“; ata do të punojnë për tu bërë financiarisht të pavarur, dhe kanë në plan që kohën e tyre ta ndajnë mes Anglisë dhe Amerikës. Asnjë pjesëtar tjetër I familjes, përfshirë vetë mbretëreshën dhe princin William, nuk kanë qenë në dijeni të këtij vendimi.

Mësohet se lajmi ka shkaktuar shumë dhimbje në radhët e familjes mbretërore.

Në muajin tetor, cifti I tregoi publikisht vështirësitë e veta për t`I bërë ballë vëmendjes së shtuar mediatike, e kjo lëvizje e papritur mund të ketë qenë dhe pasojë e një situatë të tillë, e cila rëndoi sidomos mbi Meghanin. Të dya ata sqaruan se “ kishin arritur në këtë përfundim pas muajsh të tërë reflektimi dhe diskutimesh mes tyre“.

Reagimet kanë vërshuar nga cdo anë, por më e forta prej tyre ishte deklarata e moderatorit të njohur Piers Morgan, I cili e shënjestroi Meghanin duke thënë se “ ajo braktisi familjen e saj, braktisi të atin, hoqi dorë nga shumica e miqve të vet, e ndau Harry-n nga William-I, dhe tani, e ndau edhe nga familja mbretërore“!!!!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF