KreuCelebrity

Mbretëresha e tërbuar me Meghan dhe Harry; familja mbretërore e mësoi vendimin e çiftit përmes televizorit!

 

Ditën e djeshme Princ Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram lajmëruan se ata kanë marrë vendimin për t’u shkëputur nga familja dhe detyrimet mbretërore. Dyshja së bashku me djalin Archie do të bëjnë një jetë të pavarur financiarisht, duke punuar për të siguruar jetesën, si dhe që prej këtij momenti ata do të jetojnë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-ve.

Duket se ky vendim ka qenë krejt i papritur për të gjithë pjesëtarët e tjerë të familjes mbretërore të cilët nuk kanë qenë aspak në dijeni për atë që prej muajsh çifti Meghan-Harry po bluanin në kokën e tyre.

Një burim pranë familjes mbretërore është shprehur se Mbretëresha Elisabeth dhe e gjithë familja janë thellësisht të zhgënjyer, të shokuar, e të tërbuar për vendimin që ka marrë çifti.

Një shërbyese në Pallatin Mbretëror është shprehur: “Atyre ju bë dasma që dëshiruan, shtëpinë që deshën, zyrën që deshën, paratë dhe stafin që dëshiruan, turet që deshën…Çfarë deshën ata më shumë”

I vetmi reagim zyrtar nga Pallati Mbretëror është një shkrim nëpërmjet një deklaratë për shtyp ku shkruhet:

“ Diskutimet me Dukën dhe Dukeshën e Sussex janë në fillime. Ne e kuptojmë që ata duan të marrin drejtime të ndryshme, por këto janë çëshje delikate dhe të komplikuara që kërkojnë kohë”

Pra dyshja Meghan- Harry sapo shkaktuan një ‘stuhi’ në Pallatin Mbretëror dhe me siguri në ditët në vijim do të ketë zgjedhje të reja rreth kësaj çështje.

Burimi: Dailymail

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF