Ylli i reality show-t, Kim Kardashian tregoi frigoriferin e saj dhe të gjithë mbetën të cuditur: ai ishte thuajse bosh! Ndjekësit kaluan menjëherë në kritika, duke pyetur se mirë për vete që ndoshta ndjek dieta ushqimore, po fëmijevë, cfarë u jep për të ngrënë?
Kim i la të flasin ca, dhe pastaj postoi disa foto të tjera të shtëpisë, që tregonin të vërtetën e plotë. Ai i pari ishte frigoriferi I pijeve, sepse kishte dhe një tjetër shumë më të madh në kuzhinë të mbushur me fruta e perime.
“Pashë shumë komente nga njerëz që vrisnin mendjen se me çfarë i ushqej fëmijët e mi dhe meqë po vdisni ta dini, ju tregoj pak si duket nga brenda frigoriferi kryesor i mbushur me fruta e perime“- ka shkruar 39 vjecarja.



















