KreuCelebrity

Aleksandër Gjoka kundër Vera Grabockës: “Nuk ka lidhje me muzikën, në festival nuk kishte transparencë“!

Nga studio e News 24, Aleksandër Gjoka ka komentuar për herë të parë organizimin që iu bë këtë radhë Festivalit të Këngës në RTSH, I cili është rrethuar nga polemika të shumta. Këngëtari veteran tregoi se ftesa për të konkuruar ka pasur gjithmonë, e kujtoi se ka qenë dhe në juri.

“ Mund të godas ndonjë ditë me ndonjë këngë por jo për çmim se s’kam nevojë për atë“, ka thënë ai. Ndërkohë, Gjoka ka komentuar edhe organizimin e eventit të rëndësishëm. “ Është thyer kodi. Gazetat kanë folur shumë por disa këngë më pëlqyen. S’kam asgjë me atë kompozitorin maqedonas por unë e di që është rregull që kompozitori duhet të jetë shqiptar. Verën ( Grabockën) e kemi mike,  por tek muzika, s’kane lidhje këngët me muzikën ishin palidhje. S’ishte asnjë gjë transparente. Kjo s’më pëlqeu“ ka qenë komenti I tij.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF