Në muajin shtator Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi kurorëzuan historinë e tyre të dashurisë nëpërmjet një ceremonie dasme, në bregdetin e Durrësit.
Dyshja zgjodhën të jetojnë në Prishtinë, duke vazhduar jetën private si dhe angazhimet profesionale atje. Ndërsa kanë kaluar 4 muaj nga shpallja e Jonidës dhe Besnikut ‘burrë dhe grua’, në barkun e moderatores po rritet një tjetër jetë.
Jonida është shtatzënë dhe dyshja shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë.
Në fakt portreti i bukur i Vokshit i ka munguar ekranit shqiptar, ndaj për kënaqësinë e fansave të ish-imazhit të Digitalb, Jonida do të jetë pas pak javësh në ekranin e Top Channel, si anëtare jurie në programin Top Talent.



















