Alketa Vejsiu është përballur me një rrebesh kritikash që kur sulmoi Xhemi Shehun dhe motrat Vjollca. Asnjëra prej tyre nuk reagoi, por kanë qenë ndjekësit që i kanë dalë në mbrojtje.
Dhe përplasja vazhdon. “Mos u ngatërro me motrat Vjollca,”- i shkruan së fundi një komentues. Alketa iu përgjigj: “Janë super yje i duam.” Një tjetër ndjekës, tregojet akoma dhe më i ashpër me të. “Sa mirë t’u bë të doli boja fare të gjithë të urrejnë llafazane,”- ka shkruar një tjetër. Alketa I ktheu këtë përgjigje: “Jeni bërë shumë me 0 postime, 0 ndjekës! Sa turp, sa turp! Luftoni me mullinjtë e erës! Dashuri ka më shumë se urrejtje! Kështu zhytuni thellë e më thellë por do mbyteni aty”!



















