Shtatzania po i shkon për bukuri Fatma Methasanit. Në fakt, në fotot e saj me barkun e rrumbullakosur, Fatma na duket më e hijshme se kurrë!
Moderatorja do të behët për herë të parë nënë; djali i saj pritet të vijë në jetë së shpejti. Dhe Fatma nuk e ka pasur problem të tregojë faza të ndryshme të pritjes së ëmbël përmes postimeve të vazhdueshme në rrjetet sociale. Së fundi, ajo ka bërë dhe dicka mjaft të vecantë: ka mbledhur në një vend foto të ndryshme të shkrepura gjatë këtyre muajve, duke treguar ndryshimet që ka pësuar. “9 muaj duke u përgatitur të bie në dashuri përjetësisht” ka shkruar ajo në krah të fotove të ëmbla që tregojnë rritjen e barkut me kalimin e kohës.
? 9 months preparing to fall in love for a lifetime! ?