KreuCelebrity

Jennifer Lopez paska dëshirë të vijë e të jetojë këtu afër nesh!!!

Një dëshirë për tu përmbushur në listën e saj të planeve për të ardhmen? Të lërë, herët a vonë,  Shtetet e Bashkuara dhe të shkojë në një vend të qetë, në Itali ( ose në ishullin e Balit), për një jetë më të thjeshtë e mjaft më të paqtë. E thotë Jennifer Lopez, e cila gjithashtu në numrin e Vanity Fair kushtuar botës së Hollivudit, ku është një nga protagonistët, zbuloi gjithashtu se pasioni i saj i vërtetë është kinemaja.

“Mund të thoja që kërcimi dhe muzika ishin dashuria ime e parë, por në të vërtetë, dashuria e jetës sime është aktrimi“ rrëfeu këngëtarja dhe aktorja e” Hustlers ” gjatë intervistës. Pastaj, iu rikthye dëshirës për një jetë më të thjeshtë. JLo,  50 vjeç, ka përshkruar në detaje se cili do të ishte imazhi I saj idilik për të ardhmen:  “Do të doja të jetoja një jetë më të thjeshtë dhe më të shëndetshme, në një vend ku mbase mund të ngas një biçikletë, të blej bukë dhe ta vendos në shportën timë, pastaj të shkoj në shtëpi e të ha e ulur në një karrige që lëkundet në verandën e shtëpisë, e përpara të kem pamjen e bukur të ndonjë peme ulliri ose lisi, të cilës t`I ndiej dhe aromën. Kam fantazira si këto “, është shprehur Lopez.

Këngëtarja tha gjithashtu se ishte krenare për  pjesëmarrjen në Super Bowl me Shakirën: “Ky është një moment i përsosur në jetën time, por është gjithashtu një kohë e shkëlqyer që gratë latine të pushtojnë skenën e eventit më të madh në Amerikë“, ka thënë ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF