Arbana Osmani e dha sinjalin kur tha se këtë vit, nuk do të ketë Big Brother, dhe tani, skenari që atë mund ta drejtonte Luana Vjollca duket se u rrëzua përfundimisht. Moderatorja në fakt, paska në plan dicka krejtësisht të re për publikun shqiptar. Anabel ka zbuluar detaje nga emisioni që në fokus të tij, do të ketë të pamartuarit. “Progami që do të ndërtohet në bazë të lojërave dhe çifteve shqiptare të panjohura për publikun do të jetë një version i game show australian, “Taken Out.” Sipas formatit origjinal, i cili u zhvillua nga Freemantle në 2009-n, një burrë i vetëm vihet përballë 30 grave konkurrente që qëndrojnë në një podium të ndriçuar”, shkruan Anabel. Loja është e tillë, që në fund, beqari mund të mbetet edhe pa asnjë takim, ndërsa i duhet të zgjedhe mes disa femrave, e mund të ndodhë që të mos i pëlqejë asnjëra.