Eni Cobani nuk e ka pëlqyer fare imitimin që Agron Llakaj i ka bërë në “Al Pazar“, dhe këtë drejtuesja e rubrikës “Shihemi në gjyq“ tek e “Djela shqiptare“, e ka bërë të qartë dhe publikisht. Ky nuk është thjesht një nga ato mospëlqime që kalojnë shpejt. Eni pat thënë përpara disa kohësh tek “Mos i fol shoferit“ e Rudina Dembacajt, se ai imitim praktikisht, i ka dëmtuar imazhin. Madje, sic thoshte atëherë, miqtë e saj e kishin pyetur nëse e ka menduar mundësinë e përballjes me aktorin e humorit përpara ligjit, dhe Eni qe përgjigjur se po ia linte të drejtën të “hante bukë”.
Por kunji, për t`i dalë, nuk i ka dalë. E ftuar së fundi tek “Rudina“, kur iu desh të zgjidhte një emoji për Agron Llakajn mes disa personazhesh të tjerë, ajo zgjodhi një të inatosur.
Rudina tha se kjo tregonte që nuk i paska dalë ende inati, dhe Eni u përgjigj: `` Kam pritur gjithë këto vite të marr një shpjegim. Jam një njeri i duruar në fak dhe do vazhdoj të duroj. Nuk kam marrë asgjë personale dhe për keq, por meqenëse marrëdhënia jonë, edhe pse nuk njihemi fare, na ka bashkuar publiku. Me dashje ose pa dashje, kjo ndodh derisa jemi pjesë e ekranit, kam kërkuar thjesht një shpjegim. Ky shpjegim nuk më ka ardhur akoma, shpresoj në 2020-ën ndoshta më vjen ndonjë shpjegim. Kaq!”



















