Ndarja e tyre ishte një nga ngjarjet që u përfol më shumë në mediat rozë. Kureshtja vazhdon ta ndjekë ciftin simpatik që vendosi papristmas fundin e një marrëdhënieje, në dukje mjaft të bukur. Si Nora Istrefi, ashtu dhe Robert Berisha e bënë megjithatë të qartë se do të vazhdojnë të ruajnë relata të mira për hir të vajzës së tyre, Rene.
Dhe sic po shihet nga lëvizjet e tyre, e kanë mbajtur fjalën. Së fundi, I gjejmë bashkë për “një palë“ pushime mjaft të bukura dimërore në Bullgari, ku Rene duket se është kënqaur pamasë!



















