U bënë shumë VIP-a shqiptarë që pushimet dimërore kanë zgjedhur t`i kalojnë në vend të ngrohta, duke shijuar kështu ca ditë te bukura verore në mes të dimrit. Por ndërsa pjesa më e madhe e tyre kanë pasur këtë radhë shumica një destinacion, Dubain ( sikur ta kishin bërë me fjalë), Tuna dhe I shoqi Patris kanë zgjedhur të qëndrojnë në Punta Cana, të Republikës Dominikane.
Rajoni I bukur në detin e Karaibeve njihet me plazhet me rërën e hollë të bardhë dhe ujrat e kristalta.
Fotot që kane postuar te dy ne rrjette sociale tregojnë se dhe Tiani po kënaqet pamasë.
Vetëm disa ditë më parë, Patrisi publikoi disa foto me djalin nga një vend me dëborë, që do të thotë se kanë dashur që në këto pushime, t`I provojnë të gjitha!