Oprah Winfrey dhe Stedman Graham janë bashkë prej 30 vitesh, por nuk lidhën kurrë kurorë. Moderatorja e njohur në mbarë botën zbuloi për “O Magazine” përse e refuzoi propozimin e tij në 1993-shin, ndërsa sot janë ende bashkë.
Oprah e tha hapur që pas fejesës e kishin pushtuar dyshimet.
“ Fillova të kuptoj, se në fakt nuk doja të martohesha. Doja që ta dija sigurisht nëse ai më konsideronte të denjë për të qenë bashkëshortja e tij, por nuk doja të bëja sakrificat dhe kompromisin e përditshëm për të cilat ka nevojë një martesë. Programi ishte prioriteti i jetës sime dhe këtë e dinim që të dy”, ka qene argumenti I saj.
Moderatorja madje mendon se ndoshta pot ë ishin martuar, sot mund dhe të mos ishin më bashkë. Një liri, pra që nga sa kuptohet prej fjalëve të saj, I ka shërbyer mirë jetëgjatësisë së lidhjes. Oprah, që nuk ka fëmijë, tha rreth një vit më parë se ka qenë gjithnjë kundër idesë për t’u bërë nënë pasi e dinte mirë çfarë përgjegjësie dhe sakrifice kërkohet për të rritur siç duhet një fëmijë. Winfrey shtoi se programi i saj kërkonte 17 orë punë në ditë, një impenjim tmerrësisht I madh, por partneri ia duroi të gjithë sakrificat.