KreuCelebrity

Maluma koncert në Tiranë? U cmend rrjeti!!!

Një postim në Instagram bëri që të qarkullonte me shpejtësi lajmi se këngëtari që ka pushtuar botën me meloditë e tij plot ritëm, Maluma do të mbajë një koncert në Tiranë.  Dhe duket se nuk është një lajm i rremë. Të paktën burime për “iconstyle.al”, e konfirmuan se këngëtari i famshëm do të mbajë vërtet një koncert madhështor së shpejti, para se të hymë në sezonin e  verës.

Për ata që nuk e dinë, Juan Luis Londoño Arias lindi 28 janarin e vitit 1994 në qytetin kolumbian Medelin. Edhe pse sot është këngëtar, ai në fakt ka studiuar për psikologji e filozofi, dhe në fëmijëri ishte adhurues I futbollit, madje e praktikoi dhe vetë për tetë vjet.

Kur ishte adoleshent, fitoi një konkurs kënge, dhe që prej atëherë nuk u ndal më në rrugën që do ta bënte një artist të njohur dhe me influencë. Emri i skenës, Maluma është bashkim i emrave të prindërve dhe motrës së tij: Marlli, Luis dhe Manuela.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF