Monica Bellucci nuk do të marrë pjesë në festivalin e Sanremos, ashtu sic ishte njoftuar. Aktorja tha se është tërhequr për “arsye madhore“.
“Unë dhe Amadeus jemi takuar muaj më parë për të diskutuar mbi një projekt që mund të bënim bashkë. Për fat të keq, për arsye të rëndësishme nuk arritëm ta conim së bashku deri në fund. I uroj të ketë një festival sa më te bukur, ai dhe ekipi i tij, dhe shpresoj të ketë një tjetër mundësi në të ardhmen,” ka thënë ylli i ekranit.
Bellucci është emri i dytë i njohur që tërhiqet nga festivali i famshëm. Të njëjtën gjë bëri përpara saj Junior Cally.
Reperi u justifikua duke thënë se nuk do të ndihej rehat në skenën e Sanremos, sepse nuk i dukej as vendi, dhe as publiku i përshtatshëm për të performuar. Junior Cally, është kundërshtuar nga nga eksponentë të ndryshmë politikë në vendin fqinj për shkak të përmbajtjes së disa teksteve të tij.