“Ftesë në pesë“ mori një rrjedhë mjaft të këndshme sot. Të ftuarat speciale të Bieta Sulos ishin Ermira Çausholli, Arlinda Dudaj dhe Erisa Xhixho. Subjekti që i mblodhi bashkë ishte mëmësia, por edhe një problem që ka nisur të marrë përmasa shqetësuese: ulja e lindjeve në vendin tonë.
E si për të treguar se ky shqetësim është i përligjur, Arlinda, që ka një djalë 21 vjecar, shpjegoi se nuk mendon për një fëmijë tjetër. Erisa Xhixho ishte e lëkundur, ndërsa Ermira që është nënë e katër vajzave, më e fundit e të cilave erdhi në jetë vitin e kaluar, është gjithmonë gati për një tjetër! Po Bieta vetë? Ajo pyeti publikun dhe e mori përgjigjen: Kroit i duhet një motër! “U dashka dhe vajza… ja ta mendojmë, ndoshta 2020 nuk dihet se çfarë sjell”, tha Bieta dhe ne po themi, mos ka vërtet ndonjë plan?