Vazhdon të komentohet mjaft për pamjen e saj moderatorja e Rtv 21 në Kosovë, Blerona Zeqiri e një nga arsyet e kësaj vëmendjeje të madhe është ndryshimi I madh që ajo ka bërë kohët e fundit. Blerona ka humbur shumë në peshë, dhe nga një femër të shëndoshë, tani po konsiderohet shumë më pranë një “modeleje“, thotë gazetaexpress.com.
Mjaft ndjekës e kanë komplimentuar për pamjen e re, por disa të tjerë thonë se bashkë me kilet, ajo ka humbur dhe linjat “bombastike“ për të cilat e lavdëronin një pjesë e ndjekësve.
Dobësimi duket ka ndikuar dhe në pjesën e gjoksit, dikur të bollshëm të saj, që shihet se e ka humbur volumin, të paktën në këtë tregon kjo foto e fundit.