Një nga arsyet që Harry dhe Meghan theksuan më fort për vendimin drastik të shkëputjes nga familja mbretërore ishte vëmendja e tepruar mediatike, e cila iu duk se “po e mbyste“ aktoren amerikane. Por edhe pse u larguan ( ashtu sic deshën) për të nisur jetën e tyre të re në Kanada, tashmë duket se është vonë për t`I shmangur paparacëve. Meghani megjithatë dukej mjaft e qeshur në fotot e fundit, edhe pse gazetarët I kishte rrotull.
Fotot e saj, ndonese dukeshin të këndshme, për kritikët kishin një problem të madh: mënyra sesi e mbante djalin sipas tyre, nuk ishte aspak e rehatshme për vogëlushin që në atë pozicion ( nga sa thonë ata) edhe mund të ishte rrëzuar!
Kjo nuk është hera e parë që ajo akuzohet se nuk di ta mbajë djalin mirë! Edhe kur ai ishte më i vogël, disa foto u bënë shkas për akuza të ngjashme, me njerëzit që thonin se Meghanit për pak do t`I binte fëmija nga krahët!