KreuCelebrity

Aktorja shqiptare tregon paragjykimet që e rrethuan: “ I thonin prindërve, do t`ju prishet goca…“`

Aktorja e njohur Aishe Stari ishte e ftuar special e emisionit “Soiree“ të Jonida Shehut, ku ka rrëfyer disa detaje të patreguara më parë nga jeta e saj private. Mes tyre, edhe vështirësitë dhe paragjykimet me të cilat u ndesh kur vendosi të ndiqte pasionin e saj për aktrimin. Mentaliteti shumë i mbyllur i kohës bënte që vajza të mos ishin dhe aq të lira, sic e pohoi dhe vetë aktorja veteran, e njohur për dhjetëra role në komedi.

 

 

“Do ju prishet goca, pse e çuat për artiste”, ikona e humorit Aishe Stari ka treguar sonte në Soireé sesi është paragjykuar nga njerëzit asokohe që zgjodhi rrugën e artit #AisheStari @jonida.shehu @topchannelalbania

A post shared by Soirée (@soiree_topchannel) on

 “ Mendimi ka qenë patriarkal. Më kujtohet kur shkova kur u hap shkolla e lartë për aktore dhe e kanë kapur mamanë time kushedi sa njerëz dhe i thoshnin ‘si e çove ti gocën për artiste, do t’ju prishet goca”, ka rrëfyer aktorja.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF