KreuCelebrity

Cfarë ndryshimi bëjnë 12 kg: ylli i televizionit shfaqet në super formë pas dobësimit!

Ylli i televizionit Alexandra Cane nuk e fsheh krenarinë që ndjen me trupin e saj “të ri“: 28 vjecarja e ka ndryshuar të gjithe garderobën  pasi arriti të humbiste 12 kg, një rënie në peshë kjo që ia ndryshuar krejtësisht pamjen. Përmes fotove të fundit me bikini,Alexandra e nxorri edhe më shumë në pah ndryshimin drastik që ka pësuar.

Ylli i reality show-t rrëfeu vec të tjerash se stili i ri i jetesës e ka ndihmuar të kapërcejë dhe problemet me ankthin apo goditjet e panikut. Ajo thotë se stërvitet shumë, dhe se në fillim e pati të vështirë me palestrën, por arriti t`ia merrte dorën dhe tani ndihet mjaft mirë. Në këtë transformim të saj, ajo është drejtuar nga Aaron Phillips, i cili e ka udhëzuar për një miks ushtrimesh të intensitetit të lartë dhe lëvizjeve që ndihmojne tonifikimin muskular.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF