Monica Bellucci dhe reperi Junio Cally mund të mos jenë të vetmit që braktisin Sanremon; partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez duket se është e pakënaqur me pagesën. Ndërsa prezantueset e tjera llogaritet të marrin 20 deri në 25 mijë euro, Georgina duket kërkon 140 mijë!!!! Probleme të reja në horizont për Amadeusin, shkruan shtypi italian, duket se do t`I largohet dhe një tjetër! Shumën që kërkon Georgina, RAI e konsideron tepër të lartë dhe për momentin janë në diskutime. Po ndërkohë, nëse ajo largohet, atëherë Alketa do ta prezantojë vetëm vallë natën e tretë me Amadeusin? Sepse ishte llogaritur që në skenë të ngjiteshin të dyja me Georginën!



















