KreuCelebrity

Rudina Dembacaj: Sigurisht që do të martohemi!

“Ne po shijojmë dashurinë… Marku është verior dhe te Marku kam gjetur të gjitha vetitë e burrnisë që ka babi im. Te familja e Markut kam gjetur një shok shumë të mirë, me të cilin bëj shumë humor, një partner shumë bashkëpunues. Ca të them, kam rënë brenda… Kam zgjedhur të bëj jetën që dua…” Rudina Dembacaj ka zgjedhur të flasë tek një tjetër Rudinë, ajo e pasdites në TV Klan dhe të rrëfehet mbi largimin prej një martese për të nisur një lidhje të re.

“Asnjë ndarje nuk është e lehtë, sidomos kur ka në mes një fëmijë. Ne krijuam një familje me shumë ëndrra. Por nuk kemi mentalitetin e prindërve tanë. Vendosëm të divorcoheshim, pasi kuptuam se marrëdhënia nuk po funksiononte, çifti nuk po funksiononte…”, – tha moderatorja, duke theksuar se së bashku me ish bashkëshortin, Aleks, kanë marrë edhe ndihmë të specializuar te psikologu për t’ia sqaruar situatën e ndarjes vajzës së tyre, në mënyrë që ajo të mos ndiente asnjë trishtim.

Ndërkohe me Markun, sic rrëfeu, njiheshin prej vitesh, por afrimiteti ishte më intensiv pas humbjes së bashkëshortes së ish-deputetit.“Marku ka humbur bashkëshorten para një viti e gjysmë. “Pas kësaj humbjeje, ishte edhe një situatë delikate për jetën e tij. Unë nuk kam çfarë të fsheh nga natyra ime. Unë kam shumë dëshirë t’i shijoj gjërat sipas mënyrës sime…” ,–  tha ajo, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë e një martese në të ardhmen : “Sigurisht që do të martohemi…” – u shpreh Rudina, por ende nuk kanë diskutuar shumë për këtë. Për momentin janë shumë të angazhuar me projektet e tyre e sigurisht, edhe me biznesin e përbashkët.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF