KreuCelebrity

Cfarë kishte fotoja familjare e Kim Kardashian që i tërboi fare nënat??

Një foto e postuar nga Kim Kardashian në Instagram ka bërë që shumë nëna të shpalosin online zemërimin e tyre. Edhe pse në pamje të parë krejtësisht e pafajshme, fotoja ka ngjallur debate të mëdha. Ajo tregon Kim dhe Kanye në tryezë së bashku më femijët e tyre North 6 vjec, Saint 4 vjec dhe dy vogëlushët që erdhën në jetë nga nëna bartëse, Chicago dy vjec dhe Psalm, 8 muajsh. “Cmenduria e mëngjesit“ – shkruan në krah të fotos ylli i reality show-t.

Menjëherë erdhi pyetja e parë shpotitëse. “Kush ka kohë në mëngjes të bëjë poza kur është duke ngrënë?, komentoi një nënë duke lënë të kuptohet se fotoja e “thjeshtë“ e Kim-it në fakt kishte pasur një regji të vërtetë. Nëna të tjera u kapën me faktin që familja Kardashian-West me shumë gjasë ka edhe kuzhinjer që i përgatit mëngjesin, ka dado, shërbyese- pra një staf të denjë për një familje mbretërore. “Unë nuk kam persona të punësuar që të më bëjnë gati ushqimin, madje si nënë, shpesh nuk kam kohë as vetë që të ulem në tryezë me të tjerët“, shkruan një prej tyre. “Fëmijë të pastër, të rregullt, të krehur me kujdes, ushqimi në tryezë, asnjeri nuk bën numra, s`ka asnjë krizë praktikisht….jo, më vjen keq, unë nuk e identifikoj dot veten me këtë foto“, shkruan një tjetër.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF