KreuCelebrity

Almeda Abazi heq dorë nga aktrimi, arsyeja është e admirueshme!

Edhe pse mjaft e njohur dhe e dashur për publikun shqiptar, Almeda Abazi karrierën e saj e krijoi në Turqi, ku ka marrë pjesë në një sërë konkursesh e më tej, edhe në telenovela, një arritje e rëndësishme kjo e saj.

Por ndonëse e kishte rrugën të hapur përpara, Almeda ka vendosur të heqë dorë nga aktrimi. Vendimi mund të duket befasues, por megjithate që e ka shtyrë drejt tij është vërtet për t`u admiruar. Almeda rrëfeu në një emision ku ishte e ftuar së fundi se gjithcka për të ka ndryshuar me lindjen e djalit. Ai e ka zhytur në një botë tjetër, dhe Almeda kërkon t`i përkushtohet maksimalisht të birit dhe të shoqit.

“Dua të vazhdoj televizionin por aktrimin nuk mund ta bëj. Mezi shoh Tolgën prej orëve të gjata në punë. Nëse i futem dhe unë kësaj pune, nuk do arrijmë dot ta shohim njëri-tjetrin”- ka thënë ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF