KreuCelebrity

Orinda Huta përfundon në polici në Abu Dhabi, arsyeja, për ne këtej, tingëllon absurde!

Orinda Huta nuk e paska shijuar dot si duhet ndalesën në Abu Dhabi ku udhëtoi pak ditë më parë me Albana Nanaj për programin e kësaj të fundit ‘Check In’. Vetë moderatorja tregoi përmes një postimi në Instagram se me cfarë telashesh ishin përballur. “@albana_nanaj është super yll. Se e dini ju që na morën në polici kur ishim në Abu Dhabi? Ndiqeni nesër në 14:30 arsyen pse”, ka shkruar Huta krahas videos së shoqëruar me të qeshura.

Sipas dosja.al, arsyeja është zbuluar tashmë. Në Abu Dabi, një vend me rregulla strikte nuk lejohet as të pish cigare në rrugë e as të filmosh ndërtesat e Emirit të Abu Dabit dhe problemet kanë nisur nga ky rregulli I fundit. Orinda dhe Albana janë parë duke filmuar dhe për këtë u lajmëruan autoritetet, ndërsa të dyja ato u shoqëruan në rajon për sqarime,  ku ndenjën plot katër orë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF