KreuCelebrity

Tragjike; ndahet nga jeta legjenda e basketbollit bashkë me të bijën në një aksident ajror!

Basketbollisti legjendar Kobe Bryant është ndarë tragjikisht  nga jeta mëngjesin e së dielës.

41 vjeçari po udhëtonte me helikopterin e tij privat, kur papritur helikopteri është përfshirë nga flakët, duke shkrumbuar të 9 pasagjerët që ndodheshin në bord. Së bashku me ish-lojtarin  e Lakers në helikopter ndodhej edhe vajza e tij 13 vjeçare Gianna.

Sipas mediave të huaja shkak i këtij aksidenti është bërë moti i keq dhe jo ndonjë problem teknik i mjetit fluturues.

Kobe ishte i martuar me Vanessa Laine Bryant dhe dyshja janë prindër të katër vajzave.

Fatkeqësisht pjesës tjetër të familjes do t’u duhet t’u thonë lamtumrë dy të dashurve të tyre Kobe dhe Gianna.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF