Sizmologu Rrapo Ormëni tha se tërmeti 4.9 ballë I mbrëmjes së sotme është vijimësi e pasgoditjeve nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Sipas ekspertit të njohur pra, është fjala për paslëkundje të tërmetit të përpara dy muajve. “Ishte një tërmet me magnitudë 4.9 të shkallës Rihter në zonën ku ka rënë dhe tërmeti i 26 Nëntorit, i cili u shoqërua dhe me një pasgoditje tjetër me magnitudë 4.2 Rihter. 4.9 është lëkundje që ndihet, e atij niveli që kanë rënë edhe pas 26 nëntorit. Kanë veçoritë e tyre, në momente të caktuara vjen tendenca në shuarje por do ketë dhe të tilla. Kuptohet që në asnjë rast nuk mund të parashikosh në mënyrë të saktë si është vijueshmëria. Në mënyrë statistikore, ato kanë ardhur duke u zvogëluar, por herë pas herë ka rënë dhe ndonjë me magnitudë më të madhe”, tha Ormëni për “Top Shoë”. Ai theksoi se tërmetit I mbrëmjes së të martës nuk ka lidhje me atë të Turqisë.