KreuCelebrity

Babai i Meghan Markle kërcënon publikisht të bijën!

 

Tashmë prej  kohësh dihet se Meghan Markle dhe babai i saj nuk i kanë marrëdhëniet mirë me njëri-tjetrin. Pasi mungoi në dasmën e së bijës, Thomas Markle nuk ka takuar ende nipin e tij.

Thomas ka shprehur vazhdmishit dëshirën për të takuar të bijën, por Meghan nuk ka pranuar. Nëpërmjet një interviste, i ati i Dukeshws sw Sussex ka ‘kërcënuar’ të bijën se nëse pas kësaj interviste ajo nuk do pranojë sërish ta takojë, atëhere ai do marrë masa dhe do të bëjë një tjetër deklaratë pas 30 ditësh.

“Do të jap një intervistë dhe do të pres 30 ditë për një përgjigje. Nëse nuk do të marr përgjigje, do ta provoj me një tjetër intervistë. Eshtë e vetmja mundësi që kam.

Pas kësaj interviste, nuk marr asnjë lajm prej askujt për 30 ditë, do ta provoj sërish. Nuk dua të ulem në dhomën e shtëpisë time për pjesën e mbetur të jetës dhe të pres që dikush të më përgjigjet.”- u shpreh i ati i dukeshës.

Gjatë intervistat ai ka treguar se ka komunikuar dhe më të ëmën e Meghan, Doria por as ajo nuk e ka ndihmuar të lidhet me vajzën e tij.

Nuk dihet ende nëse Meghan Markle do bëjë ndonjë reagim pas kërcënimit të të atit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF