Lëkundje të forta tërmeti kanë rikthyer frikën mes banorëve të disa qyteteve të Shqipërisë, në një kohë kur kujtimet e fatkeqesisë së rëndë natyrore të 26 nëntorit janë ende të forta në memorien kolektive të shqiptarëve. Ministria e Mbrojtjes informoi se luhatjet e tokës ishin me magnitudë 4.9 të shkallës Rihter, me thellësi 7 kilometër dhe epiqendër në fshatin Bupq.
Sipas saj nuk ka raporte për persona të lënduar dhe as dëme materiale. Ministria thote se kjo ishte një paslëkundje e tërmetit të fortë të nëntorit dhe dridhjet e tokës janë ndjerë në bashkitë Durrës, Dibër, Gjirokastër, Fier Vlorë Shkodër dhe Lezhë. Ndërsa më lehtë, ato janë përjetuar në Korcë e Pogradec.



















