Kobe Bryant ishte mjaft I lidhur me familjen e tij. Pavarësisht problemeve e skandaleve, ai dhe e shoqja arritën të ruanin një marrëdhënie të fortë, pasojë e së cilës ishin dhe katër vajzat e ciftit.
Përpara vdekjes, legjenda e basketbollit shprehej se ndihej krenar që ishte baba. Në një intervistë të publikuar në nëntor, Bryant thoshte se nga të gjithë arritjet e tij në jetë, fëmijët ishin ajo më e madhe.
“Kam kaluar kaq shumë, por besoj se ndjenja më e thellë është dashuria e pakushtëzuar, e papërmbajtur që ke për fëmijët. Jam bekuar katër herë me këtë ndjesi dhe është gjëja më e fuqishme në botë”, ishin fjalët e tij. Mësohet se Bryant, që vdiq bashkë me bijën 13 vjecare Gianna në një aksident ajror të djelën, kishte bërë një pakt me bashkëshorten Vanessa, sipas të cilit, kurrë nuk do të udhëtonin bashkë, me qëllimin sic duket në mënyrë që në rastin e ndonjë fatkeqësie, të mos shuhej e gjithë familja.



















