Kiara Tito mbetet një moderatore mjaft e dashur për publikun. Edhe pse prej disa kohësh e kemi parë t`I kushtohej më shumë kanalit të saj në Youtube duke u tërhequr nga televizioni, Kiara duket se do t`I kënaqë shumë fansat e saj me të renë më të fundit. Ajo tregoi përmes rrjeteve sociale se edhe vetë e ka ndierë mungesën e ekranit, dhe se shumë do të jetë pjesë e nje projekti të ri televiziv.
“New TV project soon, mezi pres t`ju tregoj“, ka shkruar Kiara, pa sqaruar ndërkohë se për cilin telelvizion bëhet fjalë, edhe pse nuk do të ishte cudi ta shikonim të rikthehej në Top Channel.