Teksa Taulant Xhaka dhe partnerja e tij janë në pritje të bebushit, çifti ka hedhur një tjetër hap të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre.
Çifti janë kurorëzuar me martesë nëpërmjet ceremonisë së celebrimit, por për momentin vetëm nëpëremjet dokumentave, teksa kanë firmosur aktin e martesës.
“Zoti dhe Zonja Xhaka”; ka shkruar futbollisti shqiptar përbri një postimi teksa dyshja duket duke firmosur dokumentat e celebrimit.
Partnerja e Xhakës është në javët e fundit të pritjes së ëmbël dhe me siguri pasi bebi të vijë në jetë, ndoshta në një moment më të përshtatshëm çifti do të organizojë edhe dasmën e madhe me miq e familjarë.



















